Edhe pse po shkëlqen në fushë me Barcelonën rinovimi i kontratës së Lamine Yamal është ende pezull. Drejtori sportiv i katalanasve Deco, tha për ESPN se kontrata e re e yllit spanjoll 17-vjeçar është në rrugë e sipër.
Kontrata aktuale skadon në vitin 2026, por pritet që ai të zgjasë kontratën atë kur të mbushë 18 vjeç, më 13 korrik. Pas fitimit të Kampionatit Evropian me Spanjën, ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për të riun spanjoll.
“Një lojtar duhet të jetë i lumtur aty ku është dhe unë nuk shoh një vend më të mirë për Lamine. Djali është rritur këtu, është nga këtu. Ky brez ka shansin të bëjë histori”, tha Deco për mediat.
Më tej, shefi i klubit katalanas komentoi: “Duke e vënë veten në vendin e tij, do të doja të qëndroja, të jem pjesë e këtij klubi. Nuk shoh asnjë problem, veçanërisht sepse ai tashmë ka një kontratë”.
Këtë sezon, Yamal ka shënuar 16 gola dhe 24 asistime në të gjitha ndeshjet, për një sulm që në përgjithësi krenohet me shifra stratosferike: 167 gola në 57 ndeshje sezonale.







