Deklarata e bujshme nga Totti: “Numri 10 mund të kthehet në Serie A, çmenduria po më prek mendjen…”

21 Tetor 2024
22:17
Telesport
back button

Deklarata të reja nga Francesco Totti për rikthimin e tij të mundshëm dhe të bujshëm në fushë, në moshën 48-vjeçare dhe më shumë se shtatë vjet pas tërheqjes nga futbolli. Ish-numri 10 foli kështu: “Telefonatë nga Lazio? As nuk do ta kisha marrë parasysh. Thjesht është një bisedë, është menduar për shaka, por per 2-3 muaj do të isha gati per te luajtur. Sa gjera thuhen dhe jo kot…

Mos harroni se jam ende duke luajtur në moshën 48-vjeçare: gjysme ore, 20 minuta! Po nëse do të më duhej të bëja diçka të çmendur, do ta bëja në Itali, jo jashtë vendit, por është çmenduri se mund të më thërrasë Interi… Të ndryshojmë dhomën e zhveshjes…”.

Më pas në një pasazh tjetër ai e bëri të qartë se nuk e kishte tretur plotësisht terheqjen e tij: “Kur kthen faqen, mund te mos jetë kurrë ajo që të pret. Nuk ishte zgjedhja ime: është e vërtetë që ka një fillim dhe një fund për gjithçka, por unë nuk e desha dhe kështu ajo dritare mbeti e hapur. Nuk ka nje numer 10 ne Itali? Mund të rikthehet…” tha ai.

Më parë, Totti ishte shprehur kështu: “Rikthimi im në fushë? Në jetë, mos thuaj kurrë – deklaroi ai -. Tashmë ka pasur lojtarë në të kaluarën që janë rikthyer në lojë pas disa vitesh. Për të luajtur në Serie A duhet të stërvitem mirë.

Disa ekipe të Serisë A më kanë kërkuar kohët e fundit. Ndodhi një muaj më parë dhe më bëri të ndihem pak i çmendur, disa mendime mi futi. Thashë me vete: pse më pyesin edhe pas kaq vitesh? Për dy muaj do të isha gati…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit