Deklarata e fortë e De Laurentiis: Ekipet e uritura të Serie A për pak shitën veten 7 apo 8 vite për disa thërrime buke…

17 Janar 2023
8:19
Alfred Lleshi
back button

Italiani Aurelio de Laurentiis, presidenti i Napolit, ka rrëfyer këtë të hënë se ka përdorur bashkatdhetarin e tij Andrea Agnelli dhe lidhjen e tij me Superligën për të bojkotuar marrëveshjen, dy vite më parë, mes Serie A dhe fondeve të investimeve, mes të cilave edhe CVC, për menaxhimin e të drejtave audiovizive.

“Unë përdora Agnelli, sepse më duhej të dëgjohesha për fondet, që ishte një tjetër m*t. Kishte një sërë presidentësh që donin të merrnin fonde për Ligën. Të gjitha ekipet e uritura (në hall) në Serie A donin ta shisnin veten për shtatë a tetë vite te një fond për pak bukë”, – deklaroi ai në programin ‘Report’ të ‘Rai3’, i cili do të transmetohet i plotë sonte.

“Kërkova mbështetje te Andrea Agnelli për t’i kundërshtuar, sepse padyshim nëse do të hynte fondi nuk do ta lejonin ta bënte Superligën dhe ai i sulmoi”, – shtoi presidenti i liderit aktual të kampionatit italian.

Në vitin 2020, Seria A dhe fonde të ndryshme investimi ishin shumë pranë mbylljes së një marrëveshjeje për menaxhimin e të drejtave audiovizive të kompeticionit, e cila pas refuzimit të disa skuadrave (Napoli, Lazio, Juventus, Inter, Fiorentina, Atalanta dhe Hellas Verona) në fillim të vitit 2021 nuk u realizua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit