Deklaratat e Pique për Real Madridin, sot më “virale” se kurrë: Barça nuk mund ta bëjë këtë…

30 Korrik 2022
15:45
Alfred Lleshi
back button

E mallkuar “biblioteka” e gazetave. Kështu duhet të mendojë Piqué kur kujton një intervistë që dha për Mediat Sportive Evropiane në tetor 2013 dhe që është bërë “virale” në rrjetet sociale orët e fundit.

Në atë kohë, Gerard Pique tha diçka që nuk i ngjan aspak situatës aktuale: “Real Madridi nuk ka fituar tituj për një vit dhe shpenzon 160 milionë për tre lojtarë: Illarramendi, Isco dhe Bale. Barcelona nuk mund ta bëjë këtë.

Ne e dimë që jemi të ndryshëm, sepse mund të konkurrojmë me ta pa pasur nevojë t’i shpenzojmë ato para. Natyrisht, ne mund të nënshkruajmë me Neymar për 60 ose 70 milionë, por jo tre ose katër lojtarë. Ne nuk jemi një klub i varfër, por po konkurrojmë me klubin më të pasur të gjithë planetit”.

Tani është Barcelona që me zero tituj në sezonin e shkuar, duke aktivizuar dy “leva” financiare, ka investuar më shumë se 150 milionë euro fikse dhe pothuajse 25 milionë bonuse për të marrë tre futbollistë: Lewandowski, Koundé dhe Raphinha.

Kjo do të thotë diçka më shumë se ajo që kritikoi Pique më 2013. Janë këto deklaratat që portretizojnë tani Piqué dhe për të cilat shumë njerëz flasin. Si ndryshon futbolli…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit