Deklaroi se dëshiron të luajë në Angli sezonin tjetër, Manchester United në “pole” për sulmuesin e Serie A

5 Mars 2024
14:11
Telesport
back button

Sulmueis nigerian i Napoli, Victor Osimhen, ka deklaruar kohë më parë se sezonin tjetër do të luajë në Premier League. Ai dëshiron të ndryshojë dhe, sipas të përditshmes “The Independent” ekipi i Manchester United po shfaqet si një kandidat kryesor për të nënshkruar me sulmuesin.

Osimhen ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro dhe kështu PSG dhe Manchester United janë ndër të paltat klube që mund ta paguajnë atë shumë. 25-vjeçari ka shënuar 14 gola në 30 paraqitje për klubin dhe kombëtaren këtë sezon dhe ka shumë kërkesa.

Fakti që ai deklaroi se dëshiron të luajë në Angli duket se favorizon “djajtë e kuq”, që duan një sulmues me peshë në krah të Hojlund. Osimhen i përshtatet profilit të lojtarit që kërkon Manchester United, ndaj dhe këta të fundit janë në “pole” për ta blerë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit