Del Piero: “Refuzova dy oferta nga Premier dhe luajta në Serie B me Juventusin”

10 Qershor 2024
22:01
Telesport
back button

Pavarësisht momenteve të vështira të Juventus ku madje ekipi luajti edhe në Serie B, Del Piero nuk i mendoi kurrë seriozisht ofertat nga klubet e tjera dhe sidomos nga Liga Premier. Së fundmi, 48-vjeçari zbulon se pati ofertë nga Newcastle dhe Manchester United, por i refuzoi ato pasi ndjehej i lumtur te Juventus.

“Kam pasur oferta nga Liga Premier, ishin dy klube; Newcastle dhe Manchester United, por, asgjë nuk ndodhi pasi unë isha kapiten i Juventusit dhe mbi të gjitha isha i lumtur aty”.

“Juventus për mua ishte gjithçka. Isha një tifoz i Juventus që prej fëmijërisë. Nuk isha në kërkim të parave, plus që më paguanin shumë mirë edhe në Torino”.

“Më pas u bëra kapiten dhe qëndrova aty për 19 sezone. Kalova gjithçka aty nga parajsa në ferr, por jam i lumtur për të gjithë eksperiencën time. Juventusi është një histori unike dhe një udhëtim unik për mua”.

“Nuk jam penduar kurrë për zgjedhjet e mia, as për momentin kur vendosa të luaja në Serie B me Juventus. Ishte një zgjedhje e vështirë, por jam i lumtur për vendimin që mora”, deklaroi legjenda italiane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit