Del Piero: Të realizoh në atë mënyrë dhe në atë moshë, goli i tij është kryevepër e vërtetë

13 Korrik 2024
7:30
Telesport
back button

Talenti spanjoll Lamine Yamal, që ditën e shtunë do të mbushë 17 vjeç dhe pas 24 orësh do të luajë në finalen e Europianit, ka mahnitur të gjithë. Ylli i Barcelona ishte protagonist i një goli fantastik ndaj Francës në gjysmëfinalet e Euro 2024.

Goli i tij i dha mundësi Spanjës të barazojë shifrat dhe të kalojë një krizë loje që e kishte pushtuar prej disa minutash. Ai që ka folur për këtë lojtar është legjenda italiane e futbollit Alessandro Del Piero.

Në fakt, Yamal realizoi një gol “alla Del Piero”, për të cilin vetë ish-fantazisti juventin tha për “Sky Sport”: “Të shënojë kështu, në moshën 17-vjeçare do të thotë se ai është më i miri nga më të mirët. Goli i tij është një kryevepër e vërtetë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit