Delegacioni shqiptar niset për në Olimpiadë, më 27 korrik debutimi: Ja datat dhe oraret e kuqezinjve

24 Korrik 2024
11:03
Telesport
back button

Delegacioni olimpike shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, është nisur sot drejt kryeqytetit francez. Shqipëria do të përfaësohet në këte evtn me 8 sportistë, 4 prej të cilëve të kualifikuar me normë dhe 4 me ftesë.

Me ftesë janë atleti Franko Burraj, qitësja Manjola Konini si dhe notarët Greisi Koxhaku e Kaltra Meça. Këta katër sportistë i bashkohen tri mundësve Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev e Chermen Valiev si dhe atletes Luiza Gega, që janë kualifikuar në Olimpiadë duke kapur normën olimpike.

Një delegacion nga ku të kualifikuarit me normë pritet shumë, sidomos kapja e zonës së medaljeve, që do të ishte diçka historike për Shqipërinë. Mundësit kanë mjaft shanse, duke parë paraqitjet e mira të 2-3 viteve të fundit, por edhe atletja ikonë Luiza Gega mund t’ia dalë mbanë të befasojë sërish

Përfaqësuesit e KOKSH kanë disa ditë që ndodhen në Paris, ku sot do të kryhet edhe akomodimi i delegacionit kuqezi në Fshatin Olimpik. Sportistja e parë që do të garojë për Shqipërinë është qitësja Manjola Konini (27 korrik), një ditë pas hapjes së Olimpiadës.

Më pas do të jetë radha e notarëve të garojnë për Shqipërinë, atletëve dhe në fund do të jenë mundësit që do të ngjiten në tapetin olimpik. Siç dihet, atletja Luiza Gega do të mbajë flamurin kuqezi në ceremoninë e hapjes së Olmpiadës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit