Dembele irritohet me drejtuesit e Barcelonas, fajin e ka leja për të fluturuar në Katar!

1 Qershor 2020
16:28
Telesport
back button

E ardhmja e Ousmane Dembele te Barcelona vazhdon të jetë një mister i rrethuar nga retë dhe ku vështirë mund të bësh parashikime. Talenti prej “qelqi”, i cili që kur u transferua nga Borussia Dortmund në Spanjë me shpresën se do të afirmohej dhe merrte rol lideri në skuadrën blaugrana, ka humbur rrugës.

Pak nga sjelljet e tij jashtë fushe, shumë nga dëmtimet e vazhdueshme dhe kalvari që e përndjek prej të paktën një viti e gjysmë. Këtë herë, sulmuesi francez sipas asaj që shkruan “RAC1”, u ka kërkuar drejtuesve katalanas leje për të fluturuar në Katar dhe për të ndjekur programin e rehablitimit në të ngrohtë.

Barcelona është përgjigjur negativisht dhe i ka mohuar këtë udhëtim, duke e detyruar të vazhdojë procedurat e rikuperimit në Ciudad Deportiva Joan Gamper. Dembele u operua më 11 shkurtin e shkuar për një problem në bicipin femural në kofshën e djathtë dhe me shumë mundësi do të kthehet në gusht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit