Demi zbulon të ardhmen e Gegës, ka një mesazh për Skënderbeun

14 Maj 2019
9:53
Eraldo Harlicaj

Partizani e fitoi titullin kampion dhe padyshim meritë shumë të madhe për këtë ka presidenti Gaz Demi që e mori klubin, ashtu siç thotë dhe vetë, vetëm me një stemë dhe pa asgjë tjetër. Numri një i klubit ka dhënë shumë intervista pas fitimit të kampionatit dhe së fundmi foli për "Pressing", në "ABC News". Ai preku disa çështje interesante që nuk i kishte përfolur më herët. 

Gega – "Për Gegën dua të them diçka. Nuk bëj garë mes trajnerëve që kam pasur, por është një djalë me karakter shumë të fortë, i ndershëm. Qëndrimin e di ai. Ai ka të drejtë të nënshkruajë vetë. Ka firmosur për 2-3 vite me drejtorin, nuk e di tamam”.

Skënderbeu – “Sinqerisht do isha shumë i lumtur, madje do bëja festë nëse Skënderbeu do dalë i pastër dhe të mos ketë asnjë sanksion nga UEFA. Është një klub që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar vitet e fundit”.

Derbi i dominuar – “Fati ka qenë me ne këto pesë vite që jam në krye të klubit. Derbi është gjëja më e bukur. I ka të gjitha rezultatet brenda. Fati ka qenë me ne që nuk kemi humbur dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit