Demirali i paepur eliminon Austrinë, kombëtarja turke “fluturon” në çerekfinale të Europianit

2 Korrik 2024
22:57
Alfred Lleshi
back button

Një mbrojtës, Merih Demiral, është “heroi” i Turqisë. Dygolëshi i tij e dërgon kombëtaren e drejtuar nga italiani Vincenzo Montella në çerekfinale të “Euro 2024”. Mbyllet këtu rrugëtimi austriak në kompeticionin e Gjermanisë, sepse u mposht 2-1.

Goli i Gregoritsch në 66’ e rihapi ndeshjen, e vënë nën “hyqëm” nga turqit deri në atë moment, i bëri shumë më të luftuara minutat e mbetura, por nuk ndryshoi fatin e kualifikimit. Përpjekjet e Austrisë u intensifikuan maksimalisht, loja e tyre u zhvendos në gjysëmfushën kundërshtare, madje thuajse buzë zonës së 16-metrave të Turqisë, por goli mungoi.

Me mjaft stërmundim, turqit ditën të mbrohen heroikisht dhe të kualifikohen në çerekfinale, ku do t’i presë Holanda. Sikurse thamë në fillim, Demiral ishte njeriu i kësaj fitoreje të çmuar. Ai e zhbllokoi rezultatin shumë shpejt, që në minutën e 2-të. Më pas, i njëjti futbollist dyfishjoi rezultatin me kokë në minutën e 59-të.

Duhet përmendur fakti se Turqia luajti pa kapitenin e vet në këtë ndeshje, Calhanoglu, i pezulluar për shkak kartonësh. Kjo ishte vetëm hera e tretë që Turqia arrin në fazën me eliminim direkt të një Kampionati Europian, pas viteve 2000 dhe 2008. Në pjesëmarrjen e fundit në këtë fazë të kompeticionit, turqit arritën deri në gjysmëfinale.

Austria-Turchia: le foto della sfida di Lipsia - foto 6

Ky ishte takimi i parë në një turne të madh ndërkombëtar (Europian/Kupa e Botës) midis Austrisë dhe Turqisë, me kombëtaren austriake që i kishte fituar dy nga tri sfidat e fundit në të gjitha garat, duke përfshirë një fitore 6-1 në mars, këtë vit.

Turqia ka mbetur e pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit zyrtare kundër Austrisë, përfshirë dhe ndeshjen e sotme. Kjo ishte ndeshja e parë jo miqësore mes dy kombëtareve në fjalë që nga barazimi 0-0 në kualifikueset e “Euro 2012”.

Austria u kualifikua në fazën me eliminim direkt të një turneu të madh ndërkombëtar (Europian/Kupa e Botës) për herë të katërt në historinë e saj, pas Kupës së Botës 1934 dhe 1954, si dhe “Euro 2020”. Kjo është hera e tretë që Turqia arrin në fazën me eliminim direkt të Kampionatit Europian, pas viteve 2000 dhe 2008.

Që nga ndeshja e parë e Ralf Rangnick si trajner i Austrisë, në qershor 2022, vetëm tri ekipe kombëtare europiane; Portugalia (73%), Spanja (67%) dhe Holanda (64%) kishin regjistruar një përqindje më të lartë fitoresh se kombëtarja austriake deri mbrëmjen e sotme (60%); 15 fitore në 25 ndeshje.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll dhe teksti

Ja “pasqyra” e 1/8 finale:
Zvicër-Itali 2-0
Gjermani-Danimarkë 2-0

Angli-Sllovaki 2-1
Spannjë-Gjeorgji 4-1

Francë-Belgjikë 1-0
Portugali-Slloveni 0-0 (3-0 me penallti)

Rumani-Holandë 0-2
Austri-Turqi 1-2

Kalendari i çerekfinaleve
5 korrik
Gjermani-Spanjë (Shtutgart, ora 18:00)
Portugali-Francë (Hamburg, ora 21:00)

6 korrik
Angli-Zvicër (Düsseldorf, ora 18:00)
Holandë-Turqi (Berlin, ora 21:00)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit