Pas gëzimit të fitimit të Europianit me Spanjën, lajm i keq për Unai Simon. Portieri i Athletic Bilbao do të mungojë për katër muaj pas operacionit për një dëmtim në kyçin e dorës.
Kjo është komunikata zyrtare e klubit për dëmtimin:
“Unai Simon u operua me sukses. Portieri i Athletic Club iu nënshtrua një operacioni në kyçin e dorës së djathtë të enjten në mbrëmje në Madrid.
“Operacioni u zhvillua pa ndonjë incident të madh dhe ai pritet të dalë nga spitali të premten”.
Portieri rrezikon të rikthehet në portë në vitin 2025. Problem i rëndësishëm po të kemi parasysh edhe dëmtimin e portierit të dytë të baskëve, Julen Agirrezabala.
Pak ditë më parë ai pësoi një frakturë të vertebrës së mesit dhe pritet të kthehet në fund të gushtit.