Dëmtime, dëmtime, dëmtime! Dy yje të Real Madrid tërhiqen nga kombëtaret

7 Tetor 2024
16:37
Telesport
back button

Vinicius është tërhequr nga ekipi i kombëtares së Brazilit për dy ndeshjet ardhshme ndaj Kilit dhe Perusë. Ai është dëmtuar në qafë gjatë ndeshjes me Villareal-it në La Liga.

Ndërkohë, AS raporton se mbrojtësi Eder Militao gjithashtu ka probleme fizike. Ashtu si sulmuesi, edhe ai është larguar nga grumbullimi, sepse ka një problem me kofshën.

Problemet me dëmtimet vijojnë në Madrid. Kalendari i ngjeshur i ndeshjeve po i masakron lojtarët. Portieri Andriy Lunin është larguar nga kombëtarja e Ukrainës për dy ndeshjet e ardhshme.

Ancelotti deri tani nuk është ankuar aq sa trajnerët e tjerë për dëmtimet, ndryshe nga Guardiola apo Arteta në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit