Dëmtimet “pushtojnë” Liverpool, trajneri Klopp: S’ka kuptim ta bëjmë këtë gjë tani

12 Gusht 2022
12:08
Telesport
back button

Pavarësisht e skuadra e Liverpool është e “mbytur” nga dëmtimet e shumta, trajneri Jurgen Klopp ka hedhur poshtë idenë se klubi do të bëjë blerje të reja për të plotësuar boshllëqet e krijuara.

Në prag të ndeshjes që “reds” do të luajnë ndaj Crystal Palace, trajneri gjerman tha: “Nëse do të kishim patur mundësi të blenim ndonjë futbollist do ta kishim bërë këtë gjë më parë. Kemi patur bisedime me shumë lojtarë, ndaj nuk mendoj se ndonjë afrim do të ndodhë deri në fund të merkatos”.

Jam i kënaqur me skuadrën që kam në dispozicion, forcën që ka ky grup dhe cilësinë e lojtarëve. Natyrisht që dëmtimet kanë peshën e tyre dhe mund të bëjmë disa zgjidhje deri në fund të merkatos”, u shpreh Klopp.

Gjithsesi, nuk ka kuptim të hyjmë në merkato për të blerë lojtarë që nuk na ndihmojnë dhe nuk rritin cilësinë e skuadrës. Do të ishte e kotë të bënim shpenzime pa vlerë. Nëse do të sillni lojtarin e duhur, atëherë po. Por nëse kjo do të ishte e mundur, do ta kishim kryer atë më herët dhe jo tani”, tha Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit