Dëmtimet shqetësojnë Liverpoolin, Kloppit i prishen planet nga 5 titullarë

18 Nëntor 2019
17:16
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli rikthehet në kampionat dhe situata është mjaft e mirë pas fitores me Manchester City-n. Ekipi i trajnerit Jurgen Klopp kryeson me 9 pikë distancë nga Leicester dhe Manchester City. 

“Redsat” futen në një periudhë shumë të rëndësishme, pasi nëntori dhe dhjetori do të jenë shumë të ngjeshur, ndërsa Klopp mëson se për ndeshjen e radhës ndaj Crystal Palace mund të mos ketë 5 lojtarë të rëndësishëm. 

Salah me mbrojtëse të këmbët në grumbullimin e Egjiptit

Mo Salah dhe Andy Robertson kanë probleme dhe janë në dyshim për ndeshjen. Egjiptiani ka dhimbje në kaviljen e tij dhe në ndeshjet me Egjiptin është parë duke mbajtur një mbrojtëse për këmbën e tij. Salah mori një goditje në ndeshjen ndaj City-t dhe kjo i solli probleme. 

Robertson dëmtoi kyçin e këmbës kundër Manchester City-t

Robertson humbi dy ndeshjet e kombëtares së Skocisë, pasi u dëmtua ndaj City-t dhe mbrojtësi i majtë nuk rrezikon. Hallet e trajnerit gjerman nuk mbarojnë këtu, pasi Joe Gomez, Virgil van Dijk dhe Jordan Henderson u rikthyen më herët nga kombëtaret e tyre. Kapiteni duket më pak shqetësuesi, pasi nuk luajti ndaj Kosovës për një grip. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit