Dëmtimi i Andre Gomes, Son zbulon mesazhin që i ka dërguar portugezit!

7 Nëntor 2019
13:26
back button

Andre Gomes pësoi një dëmtim horror fundjavën e kaluar, në sfidën mes Evertonit dhe Tottenhem. Faulli ndaj portugezit u krye nga Heung-Min Son, i cili e përjetoi mjaft keq incidentin, teksa shpërtheu në lot, kur pa gjendjen e mesfushorit të Everton.

Kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, Son ka zbuluar për mediat edhe që i ka shkruar një mesazh Andre Gomesit, me portugezin që gjithashtu i ishte përgjigjur mesazhit të koreano-jugorit.

“Përpara se të niseshim për në Beograd për ndeshjen e Championsit i shkruajta një mesazh Andre Gomes: ‘Të uroj më të mirat. Më vjen jashtëzakonisht shumë keq për ty, për familjen tënde dhe për shokët e ekipit.’ Gomes më ktheu përgjigje dhe më tha që nuk kishte shumë dëshirë të fliste për atë që ndodhi.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit