Dëmtimi i Leny Yoro, te Man United e dinin të gjithë për rrezikun: prapaskena

18 Gusht 2024
21:00
Denis Hakanaj
back button

Për tre muajt e ardhshëm Manchester United do të jetë pa blerjen e re Leny Yoro, për shkak të dëmtimit të pësuar në miqësoren e dytë të verës me Djajtë e Kuq.

Por në orët e fundit është zbuluar një prapaskenë e rëndësishme, sa i përket mbrojtësit 18-vjeçar francez.

Në të vërtetë, United ishte i vetëdijshëm për rrezikun që nënshkrimi i ri të shtohej në listën e dëmtimeve, sipas The Athletic, për problemet e mundshme që lojtari francez mund të kishte me këmbën e tij.

Në ekzaminimin mjekësor para nënshkrimit, klubi anglez zbuloi se metatarsali i lojtarit ishte delikat dhe mund të shkaktonte probleme. Në atë moment klubi, nga Jim Ratcliffe te drejtori i ri sportiv Berrada, zgjodhi të injoronte mundësinë e një dëmtimi serioz, që ndodhi në fakt.

Por transferimi u mbyll sepse Manchester United e vlerëson shumë Yoro-n dhe donte ta merrte menjëherë për të mos i dhënë mundësi Real Madrid, gjithashtu i interesuar për lojtarin, që të ndërhynte.

Duhet thënë se, zbulon tabloidi anglez, Erik ten Hag bëri gjithçka për të shmangur këtë dëmtim: qendërmbrojtësi kreu vetëm gjysmën e seancave të planifikuara stërvitore, duke i ofruar mundësinë për të pushuar më shumë.

Dhe tani blerja e De Ligt i jep mundësinë Yoro-s që të rikuperojë plotësisht dhe pa u nxituar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit