Dëmtimi i Pavard, dalin rezultatet e vizitave mjekësore. Ja sa javë do të mungojë francezi

28 Nëntor 2024
13:19
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard, iu nënshtrua testeve mjekësore mëngjesin e sotëm, pas lëndimit të pësuar gjatë pjesës së parë të ndeshjes së të martës në Champions League kundër Leipzig. Francezi ka një tendosje në kofshën e majtë.

Ky është raporti zyrtar mjekësor i Interit: “Benjamin Pavard iu nënshtrua testeve klinike instrumentale mëngjesin e sotëm në ‘Institutin Humanitas’ në Rozzano. Mbrojtësi ynë zikaltër ka një tendosje në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”.

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, foli kështu për dëmtimet në mbrojtje, pas fitores në Champions League kundër Leipzig, të martën: “Acerbi? Do të shohim në ditët në vijim se si do të reagojë, nëse mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme. Më pas Duhet të shohim edhe Pavardi. Më duket se problemi i tij është më serioz se ai i Acerbit”.

Dje, Acerbi ka kryer punë të personalizuar në fushë dhe pret të kuptojë nëse do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Fiorentinës (e planifikuar për të dielën, në “Franchi”, prej orës 18:00). Për Pavard, raporton “Sky Sport”, nën dritën e raportit mjekësor, pritet një muaj pushim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit