Dëmtimi i rëndë, zbulohet se sa do të mungojë Pique!

22 Nëntor 2020
11:21
Eraldo Harlicaj
back button

Frikë te Barcelona! Gerard Pique u dëmtua në ndeshjen ndaj Atletico Madridit dhe la fushën e lojës me dhimbje. Dëmtimi u duk shumë i rëndë që në momentet e para.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se lojtari mund të ketë humbur sezonin. Ai pritet të mungojë 4-6 muaj, pavarësisht se analizat mjekësore ende nuk kanë dalë fikse.

Barca nga krahu tjetër merr një goditje shumë të madhe. Mbrojtja është një ndër pikat e dobëta të katalanasve, ndërsa ky dëmtim është si rrufe në qiell të hapur për trajnerin Koeman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit