Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka lënë të kuptohet se klubi mund të kërkojë një lojtar sulmues në ditët e mbetur atë merkatos pas dëmtimit të Gabriel Jesus. Më parë, ai kishte sugjeruar se ishte shumë i kënaqur me opsionet e tij për sulmues, duke renditur Kai Havertz, Jesus dhe Leandro Trossard si opsione për sulmues qendror.
Megjithatë, një dëmtim në ijë e mbajti Jesus jashtë fitores së Arsenal në Aston Villa të shtunën, ndaj Arteta u shpreh se klubi do të jetë në kërkim të një marrëveshjeje para afatit të së premtes. “Ne jemi vërtet të lumtur me skuadrën“, tha Arteta.
“Është e vërtetë që patëm një dëmtim me Gabriel Jesus dhe na mungoi. Ne jemi pak të shkurtër në sulm dhe nëse mund të bëjmë diçka, atëherë do ta bëjmë. Fatkeqësisht, të enjten, në seancën stërvitore, Jezus ndjeu diçka në ijë. Duhet ta vlerësojmë, na duhet një skanim MRI për ta parë”, tha spanjolli.
“Ndaj Aston Villa ai nuk ishte i disponueshëm për të luajtur. Duhet të shohim se si do të jetë këtë javë. Nuk e dimë nëse është çështje ditësh apo javësh, por mund të marrim masat në merkato”, tha Mikel Arteta.