Dënimi i Man City-t, De Bruyne humb 3 milionë euro

17 Shkurt 2020
20:39
back button

Ylli i Manchester City-t raportohet se do të pësojë një goditje financiare pasi klubi i tij është dënuar nga futbolli europian për dy vite. 

HNL në Belgjikë raporton se 28-vjeçari do të humbë 3 milionë euro bonuse në kontratën e tij me City-n për faktin se nuk do të luajë në Champions League për dy sezone. 

City ka marrë një dënim ekzemplar nga UEFA e cila e ka dënuar me dy vite jashtë kompeticionit dhe 30 milionë euro gjobë. 

City do të apelojë vendimin dhe shumë shpejtë çështja do të gjykohet nga CAS. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit