Hiti i medias sportive në Shqipëri gjatë Kampionatit Europian ishte podkasti “Versus” në Telesport. Aventura e gazetarëve Denis Hakanaj dhe Anton Cicani nisi si një risi në tregun tonë mediatik dhe rezultoi një sukses. Duke llogaritur rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe TikTok, “Versus” gjithsej mori 55 milionë shikime gjatë 45 ditëve verore.
Ngjarja më spektakolare e episodeve të Kampionatit Europian ishte parashikimi i Denisit, i cili me një fjali gozhdoi mijëra tifozë futbolli në rrjetet sociale: “Spanja fiton 1-0 kundër Italisë dhe Calafiori bën autogol”. Qëlloi në shenjë, sepse skenari i ndeshjes në fjalë ishte pikërisht i tillë.
Pritej që një parashikim kaq i bujshëm të ndodhte në vjeshtë ose në shtator, por jo. Antoni bëri “hakmarrjen” e tij duke dhënë një parashikim tjetër befasues. “Në ndeshjen e Interit me Atalantën, parashikimi im është një autogol nga Gjimshiti”, tha ai në episodin 30 të “Versus”. Denisi po qeshte, por ndeshja kurorëzoi Antonin si ekspert në parashikime!
Nëse nuk na keni ndjekur në sezonin e ri të podkastit tonë në Telesport, ju ftojmë të abonoheni duke klikuar “Subscribe” në kanalin tonë zyrtar në Youtube. Deri tani kemi 5000 tifozë që na ndjekin dy herë në javë dhe synimi ynë është që kjo shifër të dyfishohet brenda dy muajsh.
“Versus” tashmë është një fenomen mediatik. Ju ftojmë të bëheni pjesë e tij në Youtube, sepse nuk do të jetë e largët dita kur t’ju ftojmë në studio për të dhënë mendimet tuaja.