Denver merr komandën në Perëndim, Atlanta përmbys Boston në sekondat e fundit

26 Mars 2024
8:16
Telesport
back button

Kryesuesit e Boston u mundën sot 120-118 nga Atlanta, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Një përmbysje fantastike e Atlanta, ku u dalluan Hunter me 24 pikë e Bogdanovic me 22 pikë. Për Boston, Tatum realizoi 37 pikë, por që mbetën për statistikë.

Ngjit shkallët në renditje skuadra e Dallas, që mposhti 115-105 Utah Jazz jashtë fushe. Luka Doncic protagonist me një “triple double”, autor i 29 pikëve 12 rebound e 13 asist. Në sekondat e fundit fiton edhe San Antonio, që falë 52 pikëve të dyshes Sochan-Vassell, mundi 104-102 Phoenix.

Humbja e dytë radhazi për Clippers, që në fushën e tyre u mundën 133-116 nga Indiana. Për miqtë u dallua Siakam me 31 pikë. Nuk zhgënjen ekipi kampion i Denver, që mundi 128-123 Memphis, duke ruajtur vendin e parë në Perëndim. Për kampionët u dallua Jokic me 29 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Charlotte, 115-92

Atlanta – Boston, 120-118

New York – Detroit, 124-99

Toronto – Brooklyn, 88-96

Chicago – Washington, 105-107

Houston – Portland, 110-92

San Antonio – Phoenix, 104-102

Denver – Memphis, 128-123

Utah Jazz – Dallas, 105-115

Sacramento – Philadelphia, 108-96

Clippers – Indiana, 116-133

Lajme të tjera

Lajmet e fundit