Denver rikthehet në ekipin e frikshëm, mund Miami dhe udhëheq sërish serinë e finaleve

8 Qershor 2023
8:11
Telesport
back button

Denver Nuggets fitoi sot 109-94 ndaj Miami Heat në finalen e tretë play off luajtur në fushën e skuadrës nga Florida, duke udhehequr 2-1 serinë. Skuadra mike dominoi në fushë, duke qenë superior në çdo drejtim dhe tregoi sërish forcën e saj, duke e merituar fitoren.

Tjetër ndeshje e shkëlqyer e Nikola Jokic, që realizoi një tjetër “triple double”, me 32 pikë, 21 rebound e 10 asist. Ai ishte një përbindësh nën tabelë, mbështetur edhe nga Jamal Murray, i cili realizoi gjithashtu një “triple double”, me 34 pikë, 10 rebound e 10 asist.

Edhe te Miami, loja u përqendruar vetëm tek dy basketbollistë, Jimmy Butler me 28 pikë e Dem Adebayo me 22 pikë e 17 rebound, por që nuk mjaftuan për të fituar. Miami nuk përfitoi dot nga faktori fushë, ndërkohë që do të luajë në fushën e tij edhe ndeshjen e radhës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit