Depay tek Juventus, por vetëm me një kusht

9 Gusht 2022
10:44
Denis Hakanaj
back button

Sipas Calciomercato.it, Barcelona i ka kërkuar Juventus-it një shifër mes 15 dhe 20 milionë euro për kartonin e Memphis Depay. Shumë kjo që konsiderohet e lartë për një lojtar kontrata e të cilit skadon pas një viti.

Siç dihet, Massimiliano Allegri kërkon me çdo kusht kthimin e Alvaro Morata nga Atletico Madrid, por tregolëshi i realizuar nga spanjolli pikërisht kundër bardhezinjve duket se e ka bërë akoma më të vështirë mundësinë që Colchoneros ta lënë të largohet sulmuesin.

Emri i tjetër në listën e objektivave të bardhezinjve për të forcuar sulmin është ai i Memphis Depay. Sulmuesi holandez, 28 vjeç, është në sezonin e dytë me fanellën e Barcelona-s, por trajneri Xavi dhe drejtuesit e kanë informuar se nuk është më pjesë e projektit.

Juventus duket se do të ishte e gatshme ta merrte lojtarin me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes, por Depay do të duhet të rinovojë me katalanasit, një opsion ky që nuk pëlqehet nga holandezi.

Një situatë kjo që e vë Barçen me shpatulla pas murit dhe me vetëm një zgjidhje të mundshme: të prishë kontratën me Depay dhe ta lërë të largohet me kosto zero.

Pikërisht siç ka shkuar në Camp Nou nga Lyon në verën e vitit të kaluar. Me Juventus-in që është një spektatore e interesuar për këtë çështje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit