“Derbi fitohet me zemër”, flet Morata: “Kam qenë dy herë në stadium dhe askush nuk më ka vënë re”

6 Shtator 2024
16:17
Telesport
back button

Alvaro Morata mezi pret të lërë gjurmë te Milani, aty ku u transferua për 12 mln euro në merkaton e verës. Sulmuesi spanjoll ende nuk i ka ndezur mirë motorët, por është i motivuar për të fituar simpatinë e tifozëve kuqezi.

“Mezi pres të luaj në derbi kundër Interit. Tani mund ta them se disa vite më parë kam parë dy derbi në stadium. Isha me kapele dhe syze të zeza, askush nuk më vuri re. Doja të ndjeja frymëmarrjen e tribunave, atmosferën”, është shprehur Morata.

“Edhe nga jashtë e kupton se sa vlen kjo ndeshje e madhe dhe realisht e them që mezi pres të provoj eksperiencën e një derbi si ky. Dua edhe ta fitoj, që tifozët e Milanit të ndihen krenarë”.

I pyetur për Interin, Morata ka thënë se “janë skuadër kompetitive” dhe se “ndaj tyre duhet të luash me zemër”. Sipas tij, “në futboll mund të humbasësh një pasim apo aksion, por duhet të japësh gjithçka në fushë”. “Sidomos në derbi, nuk luhet vetëm me këmbë, por edhe me zemër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit