DERBI I ÇMENDUR! Partizani “pushton” kryeqytetin me fundin më dramatik të ndeshjes dhe 9 minutave shtesë (VIDEO)

19 Tetor 2023
21:07
Telesport
back button

Partizani dhe Tirana kane luajtur sonte derbin e 200-te  kryeqytetit, ndeshje e shtyre per shkak se Air Albania ishte ruajtur per Shqiperi-Çeki. Nje ndeshje per t’u rikuperuar pra. Skuadrat kane zbritur në fushën e “Air Albania”-s për të matur forcat, në sfidën e prapambetur të javës së gjashtë të Superiores.

Arbër Abilaliaj debutoi sot në krye të “demave” për të zëvendësuar Zoran Zekiçin dhe ka përzgjedhur 11-shen, ku do të duhet t’ia dalë pa disa lojtarë të rëndësishëm. Nga ana tjetër, Julian Ahmataj nuk ka ndryshuar skemë nga fitorja me Vllazninë në ndeshjen e kaluar duke i besuar të njëjtëve lojtarë.

Nje ndeshje e mbyllur ne pjesen e pare me vetem nje rast te rrezikshem per Partizanin. Ka qene Tedi Cara ai qe iu shkëput mbrojtjes dhe doli i vetëm para portierit te Tiranes, por Abdullahu ndalon gjuajtjen e tij duke shpëtuar një gol të sigurt.

RASTI I CARES – VIDEO

Per bardheblute shume pak qartesi me topin dhe shume pozicionime gabim. Per te kuqte edhe nje demtim, ai i Sotes ne pjesen e pare. Por, ne pjese e dyte, Partizani ka gjetur golin me ane te Maguete, qe me koke ne goditje kendi ka shenuar dhe ka hapur sfiden.

GOLI I MAGUETE – VIDEO

Megjithate, ne minuten e 90-te, Tirana do te gjeje barazimin me ane te Hasanit, golashenuesit te kampionatit. Por, vetem 1 minute me pas, nje goditje e Kekos gjeti devijimin e duhur te Mensah brenda zone qe e coi ne rrjete.

GOLI I HASANIT – VIDEO

Fund dramatik me portierin e Tiranes Abdullahu qe provoi te shenonte golin e 2-2 por Alban Hoxha u pergjigj dhe pas 9 minutash shtese, arbitri vershelleu fundin dhe dekretoi fitoren e Partizanit.

GOLI I MENSAH – VIDEO

RASTI I PORTIERIT ABDULLAHU – VIDEO

Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese. Nga ana tjetër, Tirana ndodhet në vendin e katërt me 13 pikë, po aq sa Laçi i vendit të tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit