Derbi i Madridit nis direkt me gol, shënon Rodrygo (video)

4 Mars 2025
21:10
Telesport
back button

Ka nisur direkt me gol supersfida e Champions League mes Real Madrid dhe Atletico Madrid, e cila po luhet në këto momente në “Santiago Bernabeu”.

Pas një topi të marrë në krah nga Valverde, Rodrygo bën vetë gjithçka bukur dhe dërgon topin në rrjetë. Festë e madhe në “Bernabeu”, derbi ka nisur ashtu siç i ka hije. SHIKO GOLIN

Ndërkohë në dy sfidat e tjera, PSV-Arsenal dhe Dortmund-Lille, rezultati vazhdon të jetë 0-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit