DERBI NIS ME TRAZIRA DIREKT! Kapsolla ndaj dy portierëve, futen mjekët! Arbitri ndalon lojën 6 minuta… (PAMJET)

6 Mars 2023
19:16
Telesport
back button

Ka nisur direkt me nje episod te shemtuar derbi i kryeqytetit dhe me i ndezuri i futbollit shqiptar, Partizani-Tirana. Nje sfide e cila pret 15 mije tifoze ne stadium por qe pas vetem 1 minute ka pasur incidentet e para ne ty dy portat.

DEMTIMI I REXHEPIT – VIDEO

DEMTIMI I BEKAJ – VIDEO

Si portieri i Partizanit, Rexhepi, ashtu edhe ai i Tiranes, Bekaj, jane goditur me kapsolla nga tifozerite pas porte Tirona Fanatics dhe Ultras Guerrils. Eshte dashur nderhyrja e mjekeve per te kthyer gjendjen normale por pa pasoja per dy futbollistet e dy skuadrave. Arbitri Juxhin Xhaja ka nderprere sfiden dhe ka kerkuar qe kapitenet e dy skuadrave te shkojne te flasin me tifozerite perkatese.

Atmosfera në “Air Albania” ndizet përpara startit të derbit, me të dyja tifozeritë që kanë hapur banderolat në shkallët e stadiumit. Ajo që ra në sy ishte ironia e zgjedhur e ultrasve të Tiranës, duke u tallur me stadiumin e ri të Partizanit, duke zgjedhur varrezat dhe të shkruar “Tufinë”. Nga ana tjetër, tifozët e kuq kishin zgjedhur të përdornin parullën: “Partizanin nuk e ndërroj”.

Prag ndeshja – Janë publikuar formacionet e supersfidës Partizani-Tirana e cila luhet në Air Albani në orën 19:00. Si Partizani dhe Tirana kërkojnë titullin teksa bardheblutë janë vetëm 3 pikë para të kuqve, ndaj supersfida e sotme mund të vendosë shumë për titullin.

PARTIZANI: Rexhepi, Atanaskoski, Sota, Telushi, Hadroj, Matondo, Rrapaj, Gueje, Murataj, Da Silva, Mba. Trajner: Xh. Kolela TIRANA: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Hasani, Patrik.
Trajner: O. Shehi

Ndeshjet e tjera – U mbyll pa fitues sfida e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Vllaznisë për javën e 24-t të Superiores. Miqtë shkodranë, të cilët shënuan të parët që në fillim të pjesës së parë, nuk ia dolën ta ruanin epërsinë, madje pësuan gol pas thuajse gjysmë ore lojë, me rezultatin 1-1 që mbeti në fuqi deri në fund.

Esat Mala i befasoi vendësit në minutën e 14-të, duke I vjedhur kohën mbrojtësit në prekjen e topit. Barazimi erdhi pas një aksioni model të ekipit durrsak, i finalizuar me mjeshtëri nga Kallaku. Teuta e nisi me vrull pjesën e dytë, pretendoi në dy raste për penallti.

Në të 68-tën, akordohet 11-metërsh për Teutën, por e anulon sistemi VAR, që dallon një ndërhyrje të parregullt më herët ndaj Gurishtës. Teuta tentoi golin edhe në minutat shtesë me Dacin, por Zogovic reagoi në pozicion. Një barazim që nuk kënaqi asnjë ekip, pasi si Teuta mbetet e gjashta me 32 pikë, ndërsa Vllaznia shkon në kuotën e 36 pikëve.

Kukësi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme dhe të bukur përballë Laçit në shtëpinë e këtyre të fundit. Të parët që kaluan në avantazh ishin kurbinasit, ku në minutën e 10-të gjetën golin me anë të Guindo. Festa nuk zgjati shumë minuta, pasi në të 26-të, ishte Rashiti ai që barazoi shifrat dhe duke dërguar me këtë rezultat në pushimin e harkut të parë të intervalit kohor të dyja skuadrat.

Pjesa e dytë pati nervozizëm, pasi as kartonat e verdhë nuk u kursyen. Kukësi gjeti golin e përmbysjes dhe të fitores në minutën e 53-të me anë të Ebert. Ky rezultat favorizon shumë verilindorët, pasi tre pikët i dërgojnë ata jashtë zonës së rrezikut, në vendin e shtatë me 31 pikë. Nga ana tjetër, Laçi rrezikon pasi me këtë humbje renditet në vendin e tetë me 30 pikë, pra në zonën e kuqe

Lajme të tjera

Lajmet e fundit