Derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbyllet me turp (PAMJET)

8 Maj 2022
20:41
Telesport
back button

Mes Shkëndijës dhe Shkupit kampion këtë sezon nuk ka një raport të mirë. Dhe keshtu, sote ishte i pashmangshem tensioni. Kjo pasi polemikat e duelit të parë në Shkup nuk jane harruar nga kuqezinjtë e Tetoves.

Sot gjithçka nisi para ndeshjes, ku kishte akuza edhe për sulm ndaj lojtarëve bardhekaltër. Gjithsesi asnjë pengesë që ndeshja të luhej, në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga Ballistët dhe tifozët e tjetër të Shkëndijës.

VIDEO

Sendet e hedhura në fushë dhe ofendimet ishin të pandalshme. Mes lojtarëve gjithashtu kishte shumë përplasje, madje në një moment edhe ndeshja u ndërpre nga arbitri. E gjitha e filmuar, në transmetim direkt.

Asnjë rëndësi nuk kishte se përballeshin dy ekipe shqiptare, madje gjakrat u nxehën së tepërmi kur u dha penallti për Shkëndijën. Iljazi e ndali Doriev, por nga ana tjetër Struga mundi Makedonija GP dhe me 0-0 kuqezinjtë mundën ta festojnë kualifikimin në kupat e Europës.

Vetëm kaq, pasi komentet për këtë ndeshje kanë qenë shumica negative, për shkak të atmosferës dhe tensionit të madh në fushë e tribuna.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit