“Derby Day”, Tirana mposht Partizanin, Goga Basket triumfon ndaj Teutës

1 Dhjetor 2018
21:09
Telesport
back button

Java e 8-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka dhuruar emocione pa fund, pasi janë zhvilluar dy ndeshje derbi, në Tiranë e Durrës. Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës fitoi 92-83 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas, një hakmarrje e bardheluve për humbjen e fazës së parë. Një ndeshje me rivalitet në pjesën e parë, e ekuilibruar dhe ku skuadrat luajnë mirë, sidomos në mbrojtje.

Loja bëhet më e bukur në 20 minutat e dyta, me Tiranën që shkëputet deri në 16 pikë dhe jep përshtypjen e një fitoreje të lehtë. Por Partizani arrin të ngushtojë deri në 4 pikë në minutën e fundit, duke e bërë dramatike lojën. Megjithatë, Tirana është e kujdesshme dhe arrin të mbrojë avantazhin, duke u shkëputur dhe fituar 92-83. Nuk mungoi edhe tensioni pas përfundimit të ndeshjes, me disa tifozë të Tiranës që hyjnë në fushë, por ndërhyjnë forcat e sigurisë.

Në Durrës, skuadra e Goga Basket mundi 80-76 Teutën, një ndeshje me emocione deri në sekondën e fundit, pasi të dyja ekipet e kërkuan këtë sukses. Ndeshja është përgjatë gjithë kohës e ekuilibruar, me skuadrat që nuk tolerojnë, por basketbollistët e Goga Basket janë më të saktë në momentet vendimtare, duke arritur të fitojnë. Teuta gaboi atëherë kur nuk pritej, duke pësuar disfatën e tretë, ndërsa për Goga Basket një hakmarrje pas humbjes në fazën e parë.

Basketboll-Superliga Meshkuj, java e 8-të (1 dhjetor)

Goga Basket – Teuta, 80-76

Tirana – Partizani, 92-83

E diel, 2 dhjetor

Kamza Basket – Vllaznia, ora 16:00 (Kamëz)

Renditja: Partizani 14 pikë (6/2), Goga Basket 14 pikë (6/2), Teuta 13 pikë (5/3), Tirana 12 pikë (4/4), Kamza Basket 9 pikë (2/5), Vllaznia 7 pikë (0/7).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit