Kombëtarja franceze do të luajë pa Kylian Mbappe në dy ndeshjet e radhës të Nations League. Vendimi është marrë nga trajneri Didier Deschamps sot.
“Mendoj se është më mirë kështu”, u shpreh tekniku francez, duke u përpjekur të japë argumentet e tij për këtë vendim.
Ai nuk donte të jepte shumë detaje për arsyet, duke u përpjekur të mbrojë imazhin e sulmuesit të Real Madrid, i cili këtë periudhë nuk po kalon një formë të mirë.
“Kam pasur disa biseda me Mbappe dhe kam vendosur ta lë jashtë vetëm për këto dy ndeshje. Dua të theksoj dy gjëra: Mbappe donte të luante dhe ky vendim nuk ka lidhje me ndonjë çështje gjyqësore”.