Sot në mbrëmje do të nisë aventura e Francës në Euro 2024. Kombëtarja e “gjelave” do të përballet me Austrinë në takimin e vlefshëm për Grupin D. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, u shpreh: “Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Jo vendimtare, por shumë e rëndësishme”.
“Fitorja në debutim të vendos në një pozicion të mirë dhe ky është objektivi ynë edhe pse e dimë se Austria do të mendojë në të njëjtën mënyrë. Ne duhet ta përballojmë mirë këtë ndeshje të parë, për të vendosur menjëherë veten në një pozicion i mirë në Europian”, tha më tej Deschamps.
“Nuk ka asnjë trajner të nivelit të lartë që u thotë lojtarëve se nuk është e rëndësishme të fitosh. Ky është një konkurs, por nuk kam pse të teproj me to. Kemi vëzhguar katër ndeshjet e fundit të Austrisë, kemi një video analizë se çfarë do të përballemi. E përbashkëta e të gjitha atyre lojërave ishte intensiteti i lojës”, tha trajneri francez.
“Sigurisht, ata kanë cilësi dhe talent, por forca e Austrisë është aftësia për të ushtruar intensitet dhe presion. Dhe ata përdorin mirë vertikalitetin në mënyrën se si luajnë. Kjo është ndeshja e parë dhe ne duhet të jemi të fokusuar për të mos gabuar dhe për të fituar”, u shpreh Deschamps.