Deschamps mesazh mesfushorit: Duhet të zgjedhë një ekip, Liga e Kombeve në funksion të Botërorit

30 Gusht 2024
9:58
Telesport
back button

Pasi prezantoi listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e Ligës së Kombeve (Nations League) kundër Italisë dhe Belgjikës, trajneri i Francës, Didier Deschamps foli në konferencën për shtyp për zgjedhjet e bëra. “Ne po fillojmë një cikël të ri me këto ndeshje të Ligës së Kombeve”, tha Deschamps.

Trajneri i rikthehet Euro 2024, ku bën një bilanc: “Natyrisht është e rëndësishme të bëjmë një bilanc dhe e bëj gjithmonë. Duhet të shohim se çfarë shkoi dhe çfarë nuk shkoi. Arritëm në gjysmëfinale, nuk jemi të kënaqur dhe e dimë që ishte një zhgënjim. Këto janë probleme për t’u menaxhuar”.

Ne gjithmonë mund të bëjmë më mirë, por kemi pasur lëndime dhe mosefikasitet në sulm nga disa lojtarë zakonisht të rrezikshëm dhe efektiv. Ne kishim qëndrueshmëri në mbrojtje, por nuk pati të njëjtën përgjigje në anën tjetër të fushës. Nuk jemi të kënaqur, por ishte e pamundur të bëhej më shumë me këtë deficit”, tha Deschamps.

Duke folur për ndeshjen ndaj Italisë, trajneri i “gjelave” u shpreh: “Ata u eliminuan herët në Europian dhe nuk i kam parë ndeshjet e tyre. Do ta bëj tani. Mbetet një kombëtare e madhe, e cila ka hasur në disa vështirësi. Fola për këtë me Spallettin, do të më pëlqente të luaja në Torino në vend të Milanos”.

Duke folur për lënien jashtë të Benjamin Pavard dhe situatën me Adrien Rabiot, ai tha: “Nuk është përfundimtare, ka konkurrencë në klubin e tij. Adrien Rabiot ka ende pak kohë për të gjetur një ekip, ai ka disa kërkesa dhe duhet të bëjë një zgjedhje. Shpresoj të jetë aty për ndeshjet e ardhshme, nuk kam një pozicion radikal”.

Liga e Kombeve duhet të përdoret për të vlerësuar të gjithë lojtarët në funksion të objektivit numër 1, që do të jetë kualifikimi në Kupën e Botës. Mbappe? Do të shënojë sërish, nuk më shqetëson aspak. Ai ka shënuar gjithmonë gola”, u shpreh Didier Deschamps.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit