“Spanja është skuadra që ka impresionuar më së shumti në këtë turne dhe duhet t’ua njohim këtë meritë. Në fakt edhe klubet spanjolle shquhen për kontrollin e topit. Mesfusha është arma më e fortë e Spanjës, veçanërisht me Pedrin, por ne jemi aty për të bërë ndeshjen tonë”,
Didier Deschamps e njeh kundershtarin dhe forcen e tij. Franca është kritikuar jo pak për cilësinë e lojës së shfaqur deri në këtë pikë të Europianit, por kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Deschamps, i cili ndër të tjera jep informacione edhe për formën e Mbappe.
“Nëse ndeshjet tona nuk ju pëlqejnë, atëherë mund të shihni ndeshje të tjera. Ky është një kompeticion i veçantë, shumë i vështirë për të gjithë. E vërtetë që kemi shënuar më pak gola, por kemi bërë ndeshje të mira dhe u kemi dhuruar emocione francezëve me rezultatet e arritura. Mbappe do të jetë në formën më të mirë ndaj Spanjës.
Ka vuajtur një problem në shpinë dhe më pas erdhi ai dëmtim në hundë, që e detyron të luajë me maskë. Megjithatë tani është mësuar edhe me maskën, përveç faktit që hunda e tij po përmirësohet gjithnjë e më shumë”, theksoi trajneri francez.