Deschamps: Rezultat i rëndësishëm për ne, pritshmëritë për Francën janë gjithnjë të mëdha

2 Korrik 2024
9:50
Telesport
back button

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka mbetur i kënaqur nga kualifikimi i kombëtares së tij në çerekfinalet e Euro 2024. “Gjelat” mundën 1-0 Belgjikën, me një autogol në minutat e fundit të ndeshjes.

Duke folur për këtë sfidë, Deschamps tha: “Kolo Muani ka bërë shpesh gjëra të rëndësishme në të kaluarën. Ai është një lojtar që më intereson shumë sepse ka cilësi të mëdha dhe jam i lumtur për të”.

Ne luajtëm një ndeshje të nivelit të lartë, duke iu përgjigjur mirë në fushë rivalit tonë. Gjatë 90 minutave lojë ne bëmë diçka më shumë se Belgjika. E vetmja keqardhje e vërtetë që mund të kem vjen nga shumë mundësi të pashfrytëzuara”, tha Deschamps.

Fakti që krijojmë raste është një rezultat i rëndësishëm për ne edhe nëse nuk po arrijmë t’i shfrytëzojmë ato. Ne duam të arrijmë një objektiv të madh. Në Francë ka gjithmonë pritshmëri të mëdha, por niveli në këtë kampionat evropian është shumë i lartë”, tha trajneri i Francës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit