Deschamps rigjen Thuram-in dhe gëzon Inzaghin, kyçi i këmbës është në rregull

12 Tetor 2024
10:35
Alfred Lleshi
back button

Nëse ka pasur ndonjëherë alarm, tani mund të thuhet se ka rënë përfundimisht. Thuram ka qenë duke u stërvitur me bashkëlojtarët e kombëtares, kavilja e lënduar nuk po e shqetëson më, mbrëmjen e së hënës do të jetë në mesin e protagonistët të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Francës dhe Belgjikës.

Lajm i mirë për Deschamps, por sigurisht edhe për Simone Inzaghin, të cilit tashmë i mbetet vetëm të besojë në sensin e shëndoshë të trajnerit transalpin, me shpresën që të mos e “shtrydhë” shumë sulmuesin e tij, pas një jave stërvitjeje me “frena dore”.

Thuram ndoshta do të startojë kundër Belgjikës dhe rrjedhimisht edhe në rinisjen e kampionatit, me zikaltrit, në ndeshjen jashtë fushe kundër Romës. Kështu, Inzaghi do të ketë sërish shërbimin e plotë të lojtarit që në të gjitha aspektet është sulmuesi i tij më i mirë në fillim të sezonit, i freskët nga “hat-trick” kundër Torinos dhe në përgjithësi golashënuesi më i mirë i zikaltërve, me 7 gola në total të shënuar tashmë.

Doza e energjisë, duke pasur parasysh që pas Romës, në horizont është raundi i tretë i Champions League kundër Young Boys dhe më pas ‘Derby d’Italia’ me Juventusin në ‘San Siro’, do të përfshijë në mënyrë të pashmangshme rotacionet që deri tani kanë qenë konstante në repartin e përparmë zikaltër.

Sulmuesit e disponueshëm do të “qarkullohen” (duke përfshirë Correa në kampionat), ndërsa rikthimi i Barella i jep trajnerit të Interit pikën kryesore të mesfushës titullare. Dhe me rikuperimin e Buchanan, një tjetër pjesë e çmuar në “tabelën e shahut” të Inzaghit bëhet sërish e disponueshme në krahë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit