Dëshmia kyçe e kushëririt që shoqëronte 23-vjeçaren, natën e për**unimit nga Dani Alves: Më tha se i kishte bërë shumë dëme…

3 Qershor 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Dani Alves ndodhet në paraburgim që nga 20 janari dhe çështja e tij po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Ish-futbollisti brazilian akuzohet për përdhunim të dyshuar të një vajze të re, që ndodhi natën e 30 deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar në klubin e natës “Sutton” të Barcelonës. Që atëherë, si Alves ashtu edhe viktima e supozuar kanë dëshmuar në më shumë se një rast.

Pas deklaratave të fundit të të resë 23-vjeçare, të cilat u mblodhën dhe u transmetuan nga programi “En boca de todos”, tashmë ka dalë në dritë dëshmia e kushëririt të saj (që e shoqëronte atë natë të skandalit), i cili ka dashur të shpjegojë se çfarë ndjente viktima e dyshuar. Kujtojmë se, në pritje të gjykimit, Dani Alves ndodhet pas hekurave prej katër muajsh dhe gjyqtari i çështjes e ka refuzuar lirimin e tij në më shumë se një rast.

Kushëriri i viktimës së dyshuar, i cili ka dhënë informacione të rëndësishme për hetimin, ka shoqëruar të renë atë natë dhe tregon se çfarë ka ndodhur pas përdhunimit të dyshuar në banjat e klubit të natës: “Ata të dy po kërcenin. Ajo më tha se Alves insistonte të largoheshin diku tjetër.

Kushërira ime shkoi vullnetarisht. Ajo mendoi se do të flisnin dhe unë i thashë: Shko, sqaroje çështjen. Kaluan 15 ose 20 minuta. Dani u kthye i pari. Ajo kishte një fytyrë të keqe…, më tha se i kishte bërë shumë dëme, donte të ikte nga lokali”.

Deklaratat e kushëririt marrin më shumë forcë kur tregon se e reja kishte frikë të denonconte, pasi do të përballej me një person të famshëm dhe se askush nuk do ta besonte: “Na thanë se duhej aktivizuar protokolli dhe ajo ngulmoi: nuk dua të raportoj”.

Krahas kësaj, i afërmi i viktimës së dyshuar të ish-futbollistit ka treguar edhe mesazhet që ka shkëmbyer me Brunon, mikun e Dani Alves, ditë pas asaj që ndodhi: “Të bëhemi vëllezër, shtëpia ime është në dispozicionin tuaj. Unë nuk jam gjithmonë aty, por çfarëdo që ju nevojitet, këtu jam”. Kushëriri i ankueses iu përgjigj: “Faleminderit shumë, gjithashtu! Gëzuar Vitin e Ri!”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit