DËSHTIMI 60 MILIONË EUROSH i Liverpool pranë kalimit te Leicester!

8 Prill 2021
18:38
Telesport
back button

Një ndër dështimet më të mëdha të viteve të fundit të Liverpool ka qenë padyshim Naby Keita. Mesfushori u mor me shumë bujë nga Leipzig për plot 60 milionë euro, por impakti i tij nuk u duk.

Edhe pse është prej 3 vitesh pjesë e “The Reds”, lojtari nga Guinea nuk ka arritur të jetë në lartësinë e duhur dhe i ka zhgënjyer pritshmëritë. Në fund të këtij sezoni Keita pritet të largohet dhe mediat angleze janë të sigurta për destinacionin e ardhshëm të tij.

Sipas mediave në Angli, 26-vjeçari do të transferohet te Leicester City. “Dhelprat” janë afër marrëveshjes me Livepol për 30 milionë euro, me Keita që në rast se pranon kalimin te Leicester, pritet të marrë vendin e Ndidi, i cili mund të largohet për një klub më të madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit