Dani Olmo kushton 60 mln euro, por në merkaton e janarit mund të vlejë… zero euro. Duket qesharake, por pikërisht ky është rrisku në të cilin është përfshirë Barcelona.
Klubi katalanas në verë arriti ta regjistrojë mesfushorin vetëm falë një marrëveshjeje me drejtuesit e La Ligës. Dëmtimet e Andreas Christensen dhe Ronald Araujo krijon hapësirë që Olmo të regjistrohej deri në dhjetor.
Duke qenë se Barcelona kishte probleme ekonomike, kjo ishte e vetmja formë për të aktivizuar mesfushorin. Tani gjërat janë në fije të perit, sepse Barcelonës i duhen të ardhura shtesë që të vijojë me Dani Olmon.
Pavarësisht marrëveshjes historike me Nike, Barcelona ende ka një suficit prej 60 mln eurosh, aq sa në fakt vlen në merkato Dani Olmo.
Sipas “El Mundo Deportivo”, dy klube kanë nisur mësymjen e tyre për afrimin e lojtarit. Ato janë City dhe Bayern. Gjasat janë që, nëse Barcelona nuk ia del, Dani Olmo të veshë fanellën e Bayern.