“Dështimi epik” i tifozit anglez në ndeshjen ndaj Sllovakisë, bën gabimin e çmendur

5 Korrik 2024
17:15
Alfred Lleshi
back button

Një përmbysje e bujshme u realizua nga Anglia në 1/8 finale të “Euro 2024”. Kombëtarja e “Tre Luanëve” barazoi rezultatin “in extremis” me një roveshiatë të Bellingham kundër Sllovakisë, më pas siguroi avantazhin 2-1 (dhe përmbysjen dramatike) në kohën shtesë, falë golit të Kane.

Një ndeshje emocionuese që jo të gjithë anglezët mundën ta shihnin drejtpërdrejt. Ky është rasti, për shembull, i një tifozi që udhëtonte me tren gjatë ndeshjes, i cili u përpoq ta ndiqte ndeshjen nga smartfoni i tij, por u bë protagonist i një ‘dështimi epik’ të jashtëzakonshëm.

I bindur se ishte vërtet ndeshja e “Euro 2024”, ai vazhdoi të shikonte atë që në vend të kësaj ishte regjistrimi i një sfide nga video-loja e famshme e FIFA-s. Një skenë që vazhdoi për disa minuta dhe u filmua nga një pasagjer tjetër i ulur pas tij. Videoja e këtij ‘dështimi epik’ më pas u postua në rrjetet sociale dhe u bë shpejt “virale”, duke kaluar mbi 5 milionë shikime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit