Rrugët e merkatos janë të pafundme, pasi Beppe Marotta e di mirë dhe i shqyrton gjithmonë në kërkim të mundësive për të forcuar Interin.
Nga Spanja, dhe pikërisht nga Barcelona, mund të mbërrijë një lojtar shumë interesant për të forcuar akoma më shumë sulmin.
Në janar, Blaugranat bënë një investim të madh për 19-vjeçarin brazilian Vitor Roque, me rreth 60 milionë të shpenzuara ndërmjet bonuseve, të paguara për Atletico Paranaense.
Megjithatë, lojtari duket se nuk ka bindur Xavi-n, duke grumbulluar vetëm 310 minuta në total me 13 paraqitje dhe dy gola.
Dhe ai tashmë mund të largohet nga Katalonja, një hipotezë që është bërë edhe më e mundshme me konfirmimin e trajnerit, me lojtarin që mund të huazohet te zikaltrit, siç raporton “Gazzetta dello Sport”.
Interi do të ishte i interesuar, duke qenë se në të kaluarën e ka ndjekur lojtarin e ditëlindjes 2005 dhe tani mund të forcohej në sulm me një perspektivë me potencial të madh, për më tepër në një operacion me kushte të favorshme.