Dështoi në Stamboll, Solskjaer: Mbrojtja ishte për të qarë hallin

5 Nëntor 2020
8:21
Telesport
back button

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thumbuar lojtarët e tij pas humbjes 2-1 që Manchester United pësoi në Champions League ndaj Basaksehir në Stamboll. Ai i konsideroi gabimet e mbrojtjes të pafalshme, gabime që ndëshkuan “djajtë”.

Paraqitja ishte e pamjaftueshme ndaj një ekipi që punonte shumë dhe vraponte. Nuk mbrojtëm si duhet dhe pësuam dy gola prej gabimeve tona. Mbrojtja jonë në këtë ndeshje ishte për të qarë hallin, ishim të çorganizuar”, tha Solskjaer.

Të falësh dy gola në Champions League është një gabim i madh. Në pjesën e dytë nuk patëm kohë të rikuperonim. Nuk ishte një ditë e mirë, por s’më pëlqen mënyra se si humbëm”, tha Solskjaer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit