Dështoi të shkojë te Milan, sulmuesi i kombëtares gjermane zbarkon në Premier League

1 Gusht 2024
12:01
Telesport
back button

Sulmuesi gjerman Niclas Fullkrug është gjithnjë më e larg nga Borussia Dortmund. Lojtari është pranë transferimit në Premier League, ku do të luajë për West Ham.

Lojtari ishte protagonist me Borussia sezonin e fundit, por edhe në kampionatin e fundit europian, ku realizoi dy gola, duke e nisur gjithnjë nga stoli. I ardhur për 17 milionë euro verën e kaluar Werber Bremen, lojtari do të lërë Borussia pas një viti.

Sipas mediave, marrëveshja mes palëve është arritur dhe lojtari pritet të kryejë orët në vijim vizitat mjekësore para se të hedhë firmën në kontratë. Fullkrug u kërkua edhe nga Milan këtë verë, por pa sukses për kuqezinjtë.

Për sulmuesin 31-vjeçar gjerman një kontratë 2-vjeçare me West Ham e natyrisht një rrogë më e mirë se ajo që kishte në Gjermani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit