Dështon tentativa e PSG-së në momentin e fundit, ylli i Bayern refuzon Parisin

2 Shkurt 2024
15:49
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Matthijs de Ligt mund të jetë shumë larg Bayern-it.

Jo menjëherë, por holandezi ka mbetur prapa në hierarkinë e Thomas Tuchel, i cili preferon Kim (aktualisht luan në Kupën e Azisë) dhe Upamecano në qendër të mbrojtjes.

Ish-mbrojtësi i Ajax-it dhe Juventus-it nuk po kalon një sezon të lehtë, por ka vendosur të luftojë deri në fund për të ndryshuar mendjen e trajnerit, duke hedhur poshtë propozimin e një klubi të madh.

Lojtari i datëlindjes 1999, sipas informacioneve të raportuara nga L’Equipe, ka refuzuar Paris Saint-Germain: klubi francez u përpoq pa fat në orët e fundit, pasi kuptoi se nuk mund të arrinte objektivin e tyre kryesor, Leny Yoro.

Një lëvizje e diktuar edhe nga mungesa e besimit te ardhja e re, Lucas Beraldo, një lojtar për të cilin parisienët besojnë shumë, por që do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me realitetin e ri.

Prandaj, De Ligt do të qëndrojë në Mynih të paktën deri në qershor, kur më pas do të nxirren përfundimet. Pretendentët nuk mungojnë dhe PSG mund ta provojë sërish në verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit