Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, mbetet i shtruar në spitalin “Can Ruti” në Badalona, pasi mori tri plagë me thikë të mërkurën në mbrëmje. Ai vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, por është stabil dhe jashtë rrezikut për jetën.
Prognozat e mjekëve janë pozitive për shërimin e tij. Nuk ka frikë për jetën e tij, pavarësisht se një nga plagët me thikë ishte afër mushkërive, por nuk u nevojit ndërhyrje kirurgjikale. Sipas informacioneve të para mbi incidentin e rëndë, goditjes së tij me thikë, Mounir Nasraoui ka qenë duke ecur në lagjen “Rocafonda” dhe nga një ballkon i është hedhur ujë në kokë.
Kjo gjë e ka zemëruar babanë e Lamine Yamal, i cili ka nisur një sherr të vogël, që ka detyruar policinë bashkiake të ndërhynte. Mosmarrëveshja nuk shkoi më tej, por gjatë natës tre persona e goditën me thikë Mounir Nasraoui në befasi, në parking, pa mundur të mbrohej nga sulmi.
Dëshmitarët që dëshmuan goditjen me thikë përshkruan sulmuesit dhe profilet e tyre përputheshin me ata të përfshirë në incidentin e parë me babain e Lamine Yamal. Në vetëm një orë e gjysmë, tre agresorët u arrestuan dhe janë ende në stacionin e policisë, të akuzuar për tentativë vrasje. Gjithashtu, të enjten është arrestuar edhe një person tjetër i përfshirë në goditjen me thikë.
Lamine Yamal mbajti kontakte të përhershme me familjen për të mësuar gjendjen shëndetësore të babait të tij. Familjarët i rekomanduan që të mos shkonte në spitalin “Can Ruti”, por të vazhdonte rutinën e stërvitjes me Barcelonën. Në spital shkoi Alejandro Echevarría, këshilltar klubi dhe person shumë pranë dhomave të zhveshjes blaugrana, i cili donte të mbështeste familjen e Lamine Yamal në atë moment delikat.
🇪🇦🇲🇦 | Aquí el vídeo de Mounir Nasraoui, el padre de Lamine Yamal, discutiendo con otros marroquíes. Según los Mossos, sería de esta discusión en la mañana de la que derivaría el apuñalamiento de la tarde, que ha dejado tres detenidos. pic.twitter.com/JqNkqGs2gQ
— ʜᴇʀQʟᴇs (@herqles_es) August 14, 2024