DETAJET DHE SHIFRAT: Milik fluturon drejt Zvicrës! Ka mbetur “pengesa” e fundit përpara transferimit te Roma

18 Shtator 2020
14:53
Telesport
back button

Çështjet e fundit burokratike dhe sidomos ekonomike midis Arek Milik dhe Napoli – shpjegon “Il Tempo” – janë zgjidhur praktikisht. Ndërkohë, lojtari, i shoqëruar nga agjenti dhe nga mjeku Manara i Romës, janë në St.Moritz të Zvicrës për vizitat në gjurin e operuar në të kaluarën.

Nëse gjithçka shkon mirë, nënshkrimi i sulmuesit polak me verdheqkutë duhet të arrijë nesër.

Arek Milik, shpjegon Corriere dello Sport, ndërsa ndodhet në pritje të rezultatit të ekzaminimeve mjekësore, ka folur tashmë me trajnerin e Romës Paulo Fonseca për të kuptuar se çfarë pret portugezi nga ai.

Padyshim që lëvizjet dhe modelet taktike të Romës do të duhet të ndryshojnë, duke pasur parasysh që Milik është një sulmues që i pëlqen të luajë brenda zonës së penalltisë dhe që në çdo rast ka karakteristika shumë të ndryshme nga ato të Dzeko.

Shifrat – Pas negociatave të gjata në Trigoria, palët gjetën marrëveshjen e nevojshme: Milik do të duhet të rinovojë zyrtarisht për një vit me Napolin, duke pasur parasysh kontratën që skadon në qershor dhe nevojën e verdhekuqve për të mbyllur operacionin me formulën e huazimit.

Një hua që do të jetë e rëndë, prej rreth 3 milion euro, ndërsa detyrimi i shlyerjes është caktuar në 15 milion euro, të cilave do t’u shtohen bonuse (lehtësisht të arritshme) për 7 milion euro. Për një total prej 25 milionësh në finale.
Në atë pikë, polaku do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me Romën për 5 milion euro neto në sezon duke përfshirë bonuse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit