Detroit zhgënjen në sfidën e parë play off, fitojnë pa problem Oklahoma, Spurs e Boston

20 Prill 2026
8:24
Telesport
back button

Ekipi i Oklahoma fitoi 119-94 ndaj Phoenix në çerekfinalen e parë play off në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje e dominuar nga kampionët në fuqi, ku u dallua Alexander Shai me 25 pikë.

Po në Perëndim, skuadra e san Antonio mundi 111-98 Portland, duke e nisur mbarë fazën play off. Avdija realizoi 30 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa Wembanyama shkëlqeu me 35 pikë për Spurs.

Surpriza më e madhe e ditës së sotme ishte humbja e Detroit në fushën e tij, që u mund 112-101 nga Orlando. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes zhgënjyen në takimin e parë (të gjithë titullarët e Orlando realizuan mbi 16 pikë).

Nuk zhgënjen ekipi i Boston, që mundi 123-91 Philadelphia, në një takim në sens unik që nga perioda e parë. Brown me 26 pikë dhe Tatum me 25 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën e Celtis.

Konferenca e Lindjes, çerekfinale

(1-8), Detroit – Orlando, 101-112 (0-1)

(2-7), Boston – Philadelphia, 123-91 (1-0)

(3-6), New York – Atlanta, (1-0)

(4-5), Cleveland – Toronto, (1-0)

Konferenca e Perëndimit, çerekfinale

(1-8), Oklahoma – Phoenix, 119-84 (1-0)

(2-7), San Antonio – Portland, 111-98 (1-0)

(3-6), Denver – Minnesota, (1-0)

(4-5), Lakers – Houston, (1-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit