Di Canio analizon kuqezinjtë: Fonseca duket se është lënë vetëm, Ibrahimovic nuk duket askund…

21 Tetor 2024
8:13
Alfred Lleshi
back button

Paolo Di Canio, nga studiot e “Sky”, analizoi drejtimin e Milanit nga Paulo Fonseca: “Ai kishte një shpërthim krenarie, i mbingopur nga çfarë po ndodh, edhe sepse ne të gjithë komentojmë dhe e kritikojmë, sipas këndvështrimit tonë. Ai shihet shpesh si dikush që është i butë, që nuk e ka grupin në kontroll.

Tomori është një djalë shumë i mirë dhe profesionist, por si vendos ai për trajnerin?! Ia merr topin Pulisicit nga dora dhe ia jep mikut të tij, Abraham, për të goditur penalltinë në Firence. Të tilla gjëra janë rezultat i qëndrimit jo të fortë të trajnerit.

Ndaj Udinese, me uljen në stol të ndonjë senatori, dha sinjal të qartë. Pastaj, dikush duhet të ndërhyjë, nuk mund të lihet trajneri i vetëm. E kemi dëgjuar Ibrën të thotë se është shefi, por nuk ia del fare ta bëjë këtë rol. Zlatan nuk po i transmeton vlerat e tij, siç bënte kur ishte lojtar”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit