Di Maria, e pabesueshme nga Argjentina: “Liri e kufizuar nëse dëshiron të kthehet”

23 Qershor 2024
15:10
Denis Hakanaj
back button

Në Argjentinë çështja Di Maria vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Që kur ish-lojtari i Juventusit tha se do e mbyllte karrierën e tij në vendlindjen e tij, rrethanat shqetësuese që deri më tani kanë vënë në rrezik një marrëveshje të mundshme me Rosario Central janë shumëfishuar: kërcënime, të shtëna, mesazhe kërcënuese. Një rast autentik shtetëror.

I fundit që ndërhyri për këtë çështje ishte guvernatori i provincës argjentinase të Santa Fé, Maximiliano Pullaro, i cili siç raportohet nga AS sqaroi se autoritetet nuk kanë kontaktuar lojtarin për të garantuar sigurinë e tij dhe të familjes së tij:

“Të gjithë ata që kërcënuan Di Marian u arrestuan menjëherë. Nëse ai është i gatshëm të pranojë metodat që ka shteti për të garantuar sigurinë, pra humbjen e disa lirive, ne do të jemi menjëherë të gatshëm t’i vëmë ato në dispozicion”.

Madje presidenti i Argjentinës Javir Milei deklaroi se: “Shteti duhet të garantojë sigurinë e Di Marías”.

Disa muaj më parë, Ministrja e Sigurisë Patricia Bullrich ishte në të njëjtën linjë:

“Kam folur dy ose tre herë me babanë e Di Marias. Ata ishin shumë të frikësuar dhe i kuptoj. Këta kriminelë synojnë njerëzit më të famshëm dhe bëjnë shumë bujë. Unë e quaj narko-terrorizëm”.

Për momentin sulmuesi i Benfica-s (kontrata e tij skadon më 30 qershor) është i përfshirë në Copa America me Argjentinën dhe nuk dëshiron të flasë për të ardhmen e tij.

Megjithatë, në moshën 36-vjeçare, Di Maria duhet të vendosë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm: ai mund të rinovojë me Benfica-n ose t’i bashkohet Messit tek Inter Miami.

Nuk mungojnë ofertat nga Arabia Saudite. Kthimi në Rosario Central po largohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit